Partia anti-imigracion dhe eurofobe UKIP hyn për herë të parë në parlamentin britanik pas fitores së përfaqësuesit të saj, Douglas Carswell në zgjedhjet legjislative të pjesshme, sipas rezultateve të publikuara sot.
I zgjedhur me 60 për qind të votave, Carswell, deputet në ikje, ishte favorit në këto zgjedhje të organizuara në rajonin e Klaktonit, në bregun lindor të Anglisë.
Fitorja e këtij euroskeptiku të bindur i mundësoi UKIP-it të marrë një vend për herë të parë në Westminster që prej krijimit në vitin 1993.
Partia e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (e njohur si UKIP) mori 28 për qind të votave për Parlamentin Europian, duke u bërë partia e parë në historinë moderne britanike që del mbi dy partitë kryesore të vendit, Partinë Laburiste (25.7 për qind) dhe atë Konservatore (24.5 për qind)./ATSH/