Duke nisur nga dita e hënë, periudha e izolimit për ata që rezultojnë pozitivë me COVID do të reduktohet në 5 ditë në Britaninë e Madhe. Lajmin e ka bërë me dije Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid.
Zyrtari theksoi se masa synon të “maksimizojë aktivitetin në ekonomi dhe arsim”, duke minimizuar gjithashtu rrezikun e infeksionit nga njerëzit që largohen nga izolimi. Sekretari i Shëndetësisë tha se ulja e kohës së izolimit do të ndihmonte vendet e punës të përballen me mungesat e personelit.
Njoftimi do të thotë se periudha e izolimit të Anglisë tani është në përputhje me SHBA-në, me përjashtim të testit negativ. Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bënë masën në dhjetor për të përgjysmuar kohën e izolimit në pesë ditë për njerëzit me Covid asimptomatikë.