LONDËR, 29 gusht /ATSH-AFP/ - Niveli i alarmit për sigurinë u rrit nga "i moderuar" në atë "thelbësor", niveli i parafundit në një shkallë pesë, në Britaninë e Madhe përballë kërcënimit për terrorizëm lidhur me Sirinë dhe Irakun, njoftoi sot ministrja e Brendshme, Theresa May.
Ndryshimi i nivelit nënkupton se kryerja e një sulmi terrorist në Britani është më se e mundur, edhe pse nuk ka informacione për një kërcënim të mundshëm", theksoi ministrja."Rritja e nivelit të alarmit lidhet me zhvillimet në Siri dhe në Irak ku grupet terroriste planifikojnë sulme kundër perëndimit. Disa prej këtyre planeve përfshijnë luftëtarët e huaj që ndodhen në këtë rajon të ardhur nga Britania e Madhe dhe Evropa për të marrë pjesë në konflikt", nënvizoi Theresa May në një komunikatë.
Sipas shërbimeve sekrete britanike, më shumë se 500 britanikë janë nisur në Siri apo Irak këto vitet e fundit dhe Scotland Yard bëri thirrje publike për t'a ndihmuar në identifikimin e terroristëve potencial.
"Ne jemi përballur në Britaninë e Madhe me një kërcënim real dhe të rëndë lidhur me terrorizmin ndërkombëtar. I bëj thirrje publikut të jetë vigjilent dhe të raportojë çdo aktivitete të dyshuar në polici", shtoi Theresa May./
/ec/
/Shqiptarja.com