Britani e Madhe/ Tjetër sulm me Novichok, çifti në gjendje të rëndë
Pas Skripalëve, një tjetër çift është gjetur i helmuar me Novichok. Sipas policisë, të dy janë në gjendje të rëndë.
Çifti i helmuar
Një tjetër çift është gjendur pa ndjenja në qytetin e Wiltshire, të helmuar me Novichok - i njëjti agjent nervor që helmoi edhe ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij, Yulia.
Çifti, i identifikuar si Charlie Rowley dhe Dawn Sturgess, janë në një gjendje kritike dhe sipas policisë askush tjetër nuk ka pasur të njëjtat simptoma më parë. Pas një kontrolli në të kaluarën e çiftit, efektivët britanikë nuk gjendën asgjë të dyshimtë për të hedhur ndonjë hipotezë se përse të dy mund të ishin në shënjestër.
Ndihmës/Komisioneri i Policisë Metropolitane Neil Basu tha se nuk mund të konfirmohej nëse agjenti nervor erdhi nga i njëjti grup që Skripal dhe vajza e tij Yulia u ekspozuan në muajin mars.
Asnjë artikull i kontaminuar ende nuk është gjetur, por oficerët janë mbledhur për të bërë një shqyrtim shumë të hollësishëm të lëvizjeve të çiftit në mënyrë që të përcaktohej vendi se ku ishin helmuar.
Neil Basu

Më herët në muajin mars, një ish-agjent rus dhe vajza e tij u gjetën të helmuar nga një i njëjti agjent nervor në një park në Britani. Për sulmin, kryeministria britanike Theresa May bëri me faj shtetin rus me “provën” se vetëm ata ishin të aftë për të prodhuar këtë lloj helmi. Si masë për sulmin, Britania e ndjekur nga shumë vende të tjera ndër to SHBA-ja dhe Shqipëria dëbuan diplomatë rus, të cilët i konsideronin të dyshimtë.
Megjithatë Rusia i ka mohuar akuzat duke iu përgjigjur dëbimeve me të njëjtën monedhë. Në mbrojtje të Rusisë ka dalë edhe presidenti i Çekisë, i cili pretendon se edhe vendi i tij mund të prodhojë të njëjtin helm.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov godet SHBA-të: Do t’i dorëzojnë Britanisë bazën Ramstein, nuk pranojmë marrëveshje që rrezikojnë jetë
12 Mars, 08:47
-
Shqiptarët në Britani synojnë të pasurohen me ‘shtëpi bari’, avokati: Është fatkeqësi e madhe! Trafikantët lajme të rreme me AI, sikur janë lehtësuar procedurat e qëndrimit
11 Mars, 14:20
-
'Nuk duhet të humbim mjetin negociues'/ Musk: Pa Starlink, linjat ushtarake të Ukrainës do të shembeshin
10 Mars, 10:30
-
Dilema e Groenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?
10 Mars, 08:57
-
Has/ ‘Lagjja e Londrës’ në periferi të Krumës me të moshuar, djemtë ndërtuan vilat, por jetojnë në Britaninë e Madhe
9 Mars, 08:54
-
'Nuk është fundi i botës nëse SHBA tërhiqet nga NATO', ish- ministri britanik i Mbrojtjes kritikon Trump: T’i besosh Putinit është naivitet
8 Mars, 19:37
-
Londër/ Një burrë me flamur palestinez ngjitet në kullën 'Big Ben', policia mbyll urën Westminster
8 Mars, 18:02
-
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
8 Mars, 17:21
-
Lufta në Ukrainë/ Rusia s’i ndal bombardimet, 20 të vdekur e 50 të plagosur! Kievi mendon tërheqjen nga Kursk, SHBA do braktisë stërvitjet e NATO-s
8 Mars, 13:07
-
Organizata shqiptare i punësoi për ‘shtëpitë e barit’, dënohen 8 elektricistët britanikë! Vidhnin energjinë, vlera e drogës së kapur mbi 20 mln paund
7 Mars, 21:23
-
Pas ndihmës ushtarake, SHBA-të ndërpresin edhe shkëmbimin e informacioneve të zbulimit me Ukrainën
5 Mars, 22:36
-
SHBA-Ukrainë në ‘Repolitix’/ Galdini: Trump po bën ‘njeriun e çmendur’, Ukraina do humbasë 40% të territorit! Bimo: Frikë për autoritarizëm! Tafani: Buxhetin e ka Kongresi
5 Mars, 21:30