BRITANI - Një grua në Londër i ka shpëtuar për mrekulli pickimit nga merimanga më helmuese në botë, teksa hante një banane.

Merimanga ishte fshehur në një banane dhe Consi Taylor fillimisht mendoi se ishin të nxirat e bananes. Por, më pas ajo vuri se ato që ju dukën si të nxirat e bananes filluan të lëviznin dhe ranë në tokë.

Pas verifikimit, ekspertët pohuan se bëhej fjalë për merimangën braziliane, e njohur ndryshe si merimangat e bananes dhe helmimi prej tyre është jashtëzakonisht i rezikshëm.

Këto mermanga kanë këmbë 15 centimetra të gjata dhe një pickim i saj mund të vrasë një person brenda dy orësh.

Pickimi i saj shkakton ç'rregullim të rrahjeve të zemrës, vjellje dhe presion të lartë të gjakut.

merimangat e bananes


(v.gj/shqiptarja.com)