Më pak se një orë i është dashur një burri në Britaninë e Madhe për të ndërtuar një skulpturë duke balancuar gurët buzë detit, teksa bashkëshortja e tij bënte pazar në një qendër tregtare
Harry Maddox, nga Bodmin, tha se ai vizitonte plazhe të ndryshme çdo javë dhe mblidhte gurë me të cilat ndërtonte skulptura të ndryshme.
Pas mbarimit të skulpturave të ndryshme që ai bënte me gurë, para se të largohej nga plazhi gjithmonë i fotografonte dhe më pas i prishte në mënyrë që të mos mbetej asnjë gjurmë.
Ai tha se të mërkurave e dërgonte gruan për të bërë “shopping” teksa vetë shkonte në plazh, për arsye se në atë periudhë kohe ai ishte i lirë për të krijuar skulpturat e tij, raporton BBC.
Maddox tha se ndonjëherë nuk ishte shumë i impresionuar nga puna e tij për arsye se i dukej e rrëmujshme.
“Pikëpamja ime personale është se duket e rrëmujshme dhe e parregullt. Gruaja ime nuk nget makinën, kështuqë të mërkurave e çoj për të bërë pazar në St Austell. Kjo më jep një orë për të shkuar në një plazh dhe për të krijuar struktura të ndryshme. Zgjedhja e plazhit varet nga batica dhe moti. Ishte duke fryrë atë ditë, kështu që vendosa për Porthpean. Pjesa e parë e strukturës, Moongate, shkoi shumë mirë për 30 minuta, kështu që unë vazhdova të shtoja edhe disa gurë të tjerë derisa erdhi koha që unë të largohesha. Gjërat që krijoj janë vërtet të paqëndrueshme. Në realitet, arti që krijoj është vetëm fotografia, prandaj në fillim e fotografoj dhe para se të largohem e prish skulpturët e gurëve që kam ndërtuar. Dhe më pas unë shkoj për të marrë gruan”, tha Harry.
Komentet në faqen Rocks Up në Facebook, e cila tregon skulpturën, ishin si: "spektakolare", "të mrekullueshme" dhe "epike". Maddox e emëroi strukturën sipas mbesës së tij Leanne.