Britani, kapen 10 shqiptarë fshehur
në kamionin me vaj, edhe 3 të mitu

Britani, kapen 10 shqiptarë fshehur<br />në kamionin me vaj, edhe 3 të mitu
BRITANI E MADHE - Kapen dhjetë emigrantë shqiptarë, të fsheur në një kamion në tunelin La Manche të Coquelles në Britaninë e Madhe, njoftojnë mediat britanike.

Dhjetë shqiptarët kanë dashur të futen si emigrantë të paligjshëm me anë të një kamioni, i cili transportonte vaj.

Ata janë arrestuar të premten në mëngjes nga doganierë britanikë në hyrje të tunelit, teksa klandestinët ishin fshehur në një zonë bosh të kamionit.

Mes mes të dhjetë të arrestuave shqiptarë kanë qenë edhe tre të mitur, të cilët u liruan pas disa orësh. Kurse shtatë emigrantët e tjerë janë transferuar në qendrën e paraburgimit në Coquelles.

britani, emigrantet shqiptare
(Në foto: Kamioni me emigrantët shqiptarë dhe policia britanike).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë