Britani – Peshkaqeni më i shpejtë në botë është kapur në ujërat britanike pas 42 vitesh. Peshkaqeni Mako, i njohur ndryshe dhe si kushëriri i peshkaqenit të bardhë, ka një gjatësi rreth 2 metra dhe peshon rreth 90 kilogramë.

Ai është i aftë të arrijë një shpejtësi prej 74 kilometra dhe të kërcejë në ajër 9 metra në ajër. Grupi i cili kishte kapur këtë peshkaqen tha se ata janë shumë agresivë dhe të shpejtë, por mbi të gjitha ata kërcejnë brenda varkave të peshkimit.
peshkaqeni mako
(Në foto peshkaqeni Mako i kapur në ujërat Britanike)

Njëri prej peshkatarëve tha se “peshkaqeni kishte rreth 40 minuta që po vinte vërdallë varkës përpara se ta kapnim”. Qendra Ndërkombëtare e Sulmeve të Peshkaqenëve tha se janë regjistruar mbi 42 sulme nga peshkaqenët Mako gjatë viteve 1980 dhe 2010. Herën e fundit që një peshkaqen i tillë është kapur në Britani raportohet të ketë ndodhur në vitin 1971.

(v.gj/shqiptarja.com)