Britani – Ekspertët e astronomisë kaën parashikuar një shi meteorësh për ditën e sotme në qiellin e Britanisë së Madhe. Edhe pse shiu i meteorëve është diçka e përvitshme, sipas astronomëve të Shtëpisë Mbretërore, priten që të bien rreth 60 yje për një orë.
Shiu i meteorëve do të duket me sy të lirë dhe do të jetë akoma më i qartë mbrëmjen e të hënës në darkë dhe në orët e para të mëngjesit të së martës.
Sipas profesorit Alan Fitzsimmons të Universitetit të Mbretërëshës në Belfast, çdo meteor është një pikë pluhuri që hyn në atmosferën tonë me rreth 60 kilometra në sekondë.
Shiu i meteorëve është një lloj “tradite” e përvitshme që fillon nga mesi i korrikut dhe zgjat deri në fund të gushtit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com