Pronari i restorantit ka refuzuar të heqë fotografinë edhe pas disa kërkesave nga banorët. "Nuk do të shkoj më kurrë në atë restorant tani që mban një poster të madh të Sadam Hyseinit", tha një banor i asaj zone.
Udhëheqësja e Këshillit, Harrow Susan Hall shkoi në restorant dhe pyeti pronarin nëse mund ta hiqte foton nga dritarja. Ajo tha se pronari ishte i sjellshëm, por edhe sfidues duke i thënë se kjo ishte një çështje që i përket atij dhe është liria e tij për të vendosur atë foto.
Udhëheqja e Këshillit tha se do të mundohet të gjejë një zgjidhje për këtë gjë, por sipas saj, kjo është më shumë çështje e policisë.
Kurse pronari i restorantit ka refuzuar që të heqë fotografinë edhe pas kërkesës së policisë. "Këshilli dhe policia kanë ardhur këtu dhe më kanë pyetur nëse mund ta heq nga dritarja foton e Sadam Hyseinit.
Por, unë nuk do ta heqë atë. Nëse njerëzit janë të mërzitur për këtë gjë, atëherë le të vijnë dhe të flasin me mua", tha pronari nga Libani.
(v.gj/shqiptarja.com)