LONDËR, 2 tetor /ATSH-AFP/ - Britania e Madhe u angazhua sot se do të zhbllokojë 160 milionë euro ndihma për Sierra Leonen për të luftuar kundër Ebolas, gjat një konference ndërkombëtare në Londër.
Premtimi u formulua gjatë kësaj konference në prani të ministrave, diplomatëve dhe autoriteteve sanitare të rreth 20 vendeve. Por në mungesë të presidentit të Sierra Leone-s, Ernest Bai Koroma, avioni i të cilit nuk fluturoi dot për shkak të problemeve teknike.
"Britania e Madhe zhvillon dhe koordinon luftën në Sierra Leone por kemi nevojë për ndihmën ndërkombëtare, krysisht në personel mjeksor të kualifikuar", theksoi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Philip Hammond, në krahë të ministres së Zhvillimit, Justine Greening.
"Është e qartë se jemi më shumë në fillim të luftës se sa në fundin e saj. Kjo epidemi përbën një kërcënim madhor që nuk njeh kufij", insistoi shefi britanik i diplomacisë i cili, gjat kësaj konference, i bëri homazhet guzimit dhe ndërhyrjes së William Pooley, infermiere vullnetare britanike që ishte infektuar nga virusi në Sierra Leone dhe u shërua pasi u kurua në Britani të Madhe.
Shuma prej 125 milionë sterlina (160 milionë euro) e premtuar nga Londra, një shumë që prëfshin edhe shpenzimet logjistike, do të shërbejnë kryesisht për vendosjen e 700 krevatëve dhe financimin e qendrave të reja të trajtimit kundër virusit.
Por organizata "Save the Children" paralajmëroi se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për bllokimin e avancimit të "tmerrshëm" të epidemisë, që aktualisht ka prekur pesë persona të tjerë në ish-koloninë britanike, sipas kësaj OJQ-je me qendër në Londër.
Sipas vlerësimeve të fundit nga Organziata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), më shumë se 2 300 persona janë infektuar nga ky virus në Sierra Leone ku 622 kanë vdekur. Duke përllogaritur edhe katër vendet e tjera afrikane të prekura, Guinenë, Liberian, Nigerinë dhe Senegalin, bilanci është 3 338 të vderku në 7 178 të infektuar./
/G.S/