LONDËR - Zgjerohet lista me emrat të mirënjohur të botës së spektaklit britanik të akuzuar për abuzime seksuale me të mitur, me më të fundit në këtë grup arrestimin e komikut, Jimmy Tarbuck, 73 vjeç, që më pas u lirua me kusht.

Kjo ka ndodhur më 26 prill, por është bërë publike vetëm sot nga shtypi britanik.
Tarbuck ishte tepër i njohur në vitet '60 dhe '70 për shfaqet e tij komike në ITV dhe më pas në BBC.

Sipas akuzave, ylli i televizionit në vitet '60 ka abuzuar me një djalë të mitur.
Arrestimi i tij, sipas policisë së Yorkshire, nuk ka lidhje me hetimin e abuzimeve të bëra nga komentatori i njohur televiziv i BBC-së, Jimmy Savile, i cili aktualisht ka vdekur, që u denoncua për pedofili./atsh

(ad.ti/shqiptarja.com)