LONDËR, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ - Në Britani të Madhe po shtohen kërkesat që të zbardhen sjelljet e shërbimeve sekrete britanike në luftën kundër terrorizmit në krahë të aleatëve të tyre pas publikimit të përdorimit të torturës nga CIA.
Publikimet e së martës të raportit të Senatit amerikan rritën fuqishëm pyetjet mbi rolin e luajtur nga M15-a dhe M16-a, shërbimet britanike të brendshme dhe të jashtme të inteligjencës, pas atentateve të 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Aleatëtë më të afërt të amerikanëve, britanikët ecën në krahun e tyre gjatë fushatës në Irak dhe Afganistan.
Në vitin 2010, kryeministri David Cameron e pranoi se kishte shumë pyetje mbi nievlin e bashkëpunimit të agjentëve britanikë me shërbimet e inteligjencës së huaja që i trajtonin të burgosurit jo në mënyrën e duhur.
Gjyqtari në pension, Peter Gibson, morri përsipër detyrën e rëndë që të zhvillojë një hetim të pavarur.
Por për shkak të mungesës së mjeteve të nevojshme, raporti i tij i dorëzuar në dhjetor 2013 ngre shumë pyetje që nuk kanë përgjigje. Dhe duket si një pranin i pafuqisë përballë një administrate që nuk dëshiron të tregojë sekretet e veta, për më shmë për sa i përket lidhjeve me aleatin e saj kryesor./
/G.S/









