LONDËR - Qeveria britanike prezantoi sot një projekt që synon të pjestojë për tre numrin e godinave zyrtare në Londër, me qëllim që të relalizojë miliarda sterlian kursime.
"Qeveria konservatore e David Cameron, që mbëriti në pushtet në vitin 2010, ka ulur nga 143 në 71 numrin e godinave ministrore të pranishme në kryeqytetin britanik", njoftohet në një komunikatë të publikuar nga kabineti i kryeministrit.
Objektivi tashmë është që të mbahen vetëm 23 godina deri në vitin 2020 dhe të hiqen edhe disa shërbime që aktualisht ndodhen në Whitehall, zemra e pushtetit në Londër, në periferi.
"Të heqësh gjysmën e funksionarëve të Whitehall do t'i mundësojë taksapaguesve të realizojnë miliarda kursime deri në vitin 2030?, theksoi kabineti i kryeministit që ka filluar një program të gjerë masash shtrënguese.
Qeveria shpjegon se një funksionar që punon në Ministrinë e Mbrojtjes në qendër të londrës kushton 35 mijë sterilna (44 500 euro) në vit sipas shpenzimeve operative, kundrejt vetëm 3 000 sterlina (3 800 euro) në Croydon, në periferinë jugore, ku tashmë janë vendosur disa shërbime administrative./ATSh/
/Shqiptarja.com