Britani, regjisori shqiptar kapet me
3 kg kokainë, dënohet 3,5 vjet burg

Britani, regjisori shqiptar kapet me<br />3 kg kokainë, dënohet 3,5 vjet burg
LONDËR - Një emigrant shqiptar i paligjshëm kapet me kokainë me vlerë 380,000 paund dhe i tha policisë se me këtë synonte të lante borxhet ndaj njerëzve që e kishin çuar në atë vend. 

Arber Jakllari, ish-regjisor në Shqipëri, pa adresë fikse në Britani, u burgos me tre vjete gjysmë burg të enjten nga një gjyqtar në Oxford Crown.

29 -vjeçari ka pranuar posedimin e kokainës, drogë e klasit A, me vlerë 380 mijë paund, si dhe pasjen e një dokumenti dhe identiteti të rremë për qëllime të paligjshme.  
Jakllari shpjegoi në gjyq se i duheshin 6000 euro për të pagur njerëz kontrabandistë në Tiranë, të cilët i mundësuan atij ëndrrën për të jetuar në këtë vend. 

Gjyqtari Risius shtoi se Jakllari kishte mbërritur në Britani të Madhe në shkurt të këtij viti, por nuk mundi të paguante borxhin e tij kështu që ai u detyrua të punojë për bandën dhe emigracion të paligjshëm. Në fjalimin e tij gjykatësi Gordon Risius, gjyqtar Nderi i Oksfordit, tha se Jakllari në Shqipëri ka qenë një artist i suksesshëm.

Në qershor, dikush e pyeti atë për tre paketa canabiss, drogë e Klasit B përgjatë Oksfordit, tha gjykatësi. Ai u ndalua nga policia dhe u gjet që mbante një pasaportë false italiane dhe tre kilogramë kokainë të lartë të pastërtisë, një klasë një drogës, me një vlerë rruge prej 380.000 £.

Gjyqtari Risius tha se të gjithë informacionin në lidhje me të kaluarën e tij kishte ardhur nga vetë Jakllari, por prokuroria kishte pranuar se ishte e vërtetë. Ai tha se të pandehurit: "Unë e pranoj që ju keni arritur sukses në teatër në Shqipëri dhe që ju keni kërkuar të realizoni ëndrrën tuaj në këtë vend. Por ju zgjodhët mënyrën e gabuar duke hyrë në këtë vend ilegalisht”.

"Unë gjithashtu pranoj se keni qenë një njeri me karakter të mirë të mëparshëm”, tha gjyqtari duke shtuar se “nuk mund të bëjë sikur s’vë re sasinë dhe ciëlsinë e drogës” dhe “dëmin e bërë bndaj njerëzve”.

Jakllari u dënua me tre vjet e gjysmë burg dhe pas dënimit do të kthehet në Shqipëri.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë