BRITANI - Një vajzë tashmë rreth 25 vjeçe akuzon djalin e tretë e Mbretëreshës Elisabetta II, Dukën e Yorkut, Princ Andrew se ka abuzuar seksualisht me të në vitin 2008, kohë kur ajo ka qenë vetëm 17 vjeçe.
 
Sipas dëshmisë së 25-vjeçares në një gjykatë në Florida të SHBA-së, ajo i është ofruar si skllave seksi princit Andrew, nga një biznesmen multinioner.

Por ngjarja është mohuar menjëherë nga një zëdhënës i Buckingham Palace i cili e ka cilësuar akuzën si absolutisht të pavërtetë.  

Kjo histori është publikuar për herë të parë në revistën “Vanity Fair” në vitin 2011 dhe në atë kohë princi Andrew e përgënjeshtroi të kishte patur raporte seksuale me vajza të reja të servirura nga biznesmeni Jeffrey Epstein, ndërsa tashmë çështja ka përfunduar në gjyq.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)