BRITANI - Temperaturat e ulëta dhe mjegulla kanë mbërthyer të gjithë Britaninë e Madhe duke shkaktuar kaos në trafik.

Siç shkruan Daily Mail, dendësia e madhe e mjegullës ka mbuluar të gjitha rrugët duke vështirësuar shikimin, por të vetmet që po "ngrenë kokë" janë ndërtesat e larta dhe gradaçelat.

Këto të fundit arrijnë të dalin mbi mjegullën dhe të shikojnë qiellin blu. Më me fat duket se janë njerëzit që punojnë nëpër këto qiellgërvishtës që arrijnë të shikojnë disa prej pamjeve më spektakolare që ofron natyra.

britani
Foto të tjera

Të ngritura si viganë mbi këtë "stuhi", ndërtesat e larta duket se janë të vetmet që arrijnë të mbijetojnë.

Stuhia që ka goditur Britaninë ka paralizuar trafikun rrugor dhe atë ajror.



(v.gj/shqiptarja.com)