Menjëherë u dyshua për një krim terrorist, por kjo u hodh poshtë më vonë nga një zyrtar i lartë policor. Deri më tani, një 25-vjeçar italian është arrestuar.
Mediat britanike bëjnë të ditur se policia u njoftua pasditen e së enjtes në rrugën ‘Nightingale’ pasi kishin parë një person me thikë në dorë teka tentonte të hynte në një makinë.
Pasi policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestuan personin në fjalë, kanë gjetur në kopështin prapa shtëpisë, gruan e ekzekutuar barbarisht.
Autoritetet policore bëjnë të ditur se autori i vetëm i dyshuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po mbahet aktualisht në paraburgim deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
