Një 26- vjeçar shqiptar i cili u kap nga policia duke rritur 120 bimë kanabis në një fermë është dënuar me 12 muaj burg.
Bledi Memaci, 26 vjeç, u arrestua më 24 maj në Rrugën Adam, Abertileri, jashtë një shtëpie bosh, e cila ishte shndërruar në një fabrikë kanabisi.
Sipas mediave të huaja, ai u bë kopshtar bimësh kanabisi për një bandë, pasi dështoi të gjente punë në ndërtim.
Policia bastisi një fermë të sofistikuar droge në Blaenau Gëent ku gjeti bimët me vlerë 58,000 paund, një substancë e klasit B, tha Gjykata e Kurorës së Cardiffit.
Në gjykatë, Memaci, e pranoi se ai kujdesej për kanabisin.
Nga ana tjetër, avokati i tij Kevin Seal pranoi se një burg i menjëhershëm ishte i pashmangshëm.
“Ai e di se pas lirimit nga dënimi i tij me burg do t’i nënshtrohet dëbimit. Me deportim do të kthehet në Shqipëri dhe familja e tij”, tha avokati.
Komente










