Një aksion i organizuar nga strukturat e Policisë së Korçës mbrëmjen e djeshmeka çuar në goditjen e një tjetri rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet.
Në pranga ka rënë një 34-vjeçar ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet bashkëpunëtori i tij, 23-vjeç, të cilit blutë i gjetën edhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis.
Ndërkohë 34-vjeçarit iu gjet në banesë një sasi prej më tepër se 30 dozash kanabisi të bëra gati për shitje.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për vijimin e procedurave ligjore, ndërsa hetimet e policisë vazhdojën për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë dhe për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal.
Komente









