Britania bëhet vendi i parë në botë që miraton vaksinën e koronavirusit. Është Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) që i ka dhënë dritën jeshile vaksinës së prodhuar nga kompanitë Pfizer në bashkëpunim me BionTech e cila do të hyjë në përdorim javën e ardhshme.

Këtë e ka njoftuar një sekretari i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, Matt Hancock. Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se ndihma po vjen për Britaninë.

"Ndihma po vjen. MHRA ka autorizuar zyrtarisht vaksinën Pfizer / BioNTech për Covid-19. Punonjësit e sistemit shëndetësor fillojnë vaksinimin javën e ardhshme. Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që ka një vaksinë të aprovuar për qytetarët,” tha Hancock në postimin e tij.

Ndërkohë që njëri nga krijuesit e vaksinë Ugur Sahin, u shpreh tejet i lumtur për lajmin, duke paralajmëruar sukses në luftën ndaj COVID-19.

“Dhënia e lejes për përdorim emergjent në Mbretërinë e Bashkuar do të shënojë edhe mundësinë e parë për qytetarët të fitojnë imunitetet kundër COVID-19. Ne besojmë se përfshirja e qytetarëve në një program vaksinimi do të ulë ndjeshëm rrezikun e qytetarëve që të përfundojnë të shtruar në spitale.” Tha Ugur Sahin në një deklaratë.

Sipas mediave të huaja, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) së shpejti do të publikojë këshillat e tij për grupet prioritare për të marrë vaksinën, duke përfshirë qytetarët e shtëpive të kujdesit, personelin shëndetësor, të moshuarit dhe ata që janë më të prekshëm.

Vetëm disa ditë më parë, spitaleve në Angli u tha që të përgatiteshin për përdorimin e një vaksine kundër COVID-19 brenda 10 ditëve, duke i siguruar se mjekët do të jenë të parët që do e marrin.

Dorëzimet e para të vaksinës të krijuara nga Pfizer / BioNTech janë planifikuar të mbërrijnë midis datave 7 dhe 9 dhjetor.

Vetëm disa javë më parë të dy kompanitë publikuan rezultatet e para të vaksinës së tyre të e cila tregoi një efektivitet prej 95%. Prodhuesi tha se efikasiteti i vaksinës ishte për të gjitha moshat dhe etnitë dhe se nuk kishte efekte anësore të mëdha.  Efikasiteti në të rriturit mbi 65 vjeç, të cilët janë në rrezik të veçantë nga virusi, ishte mbi 94%.

Dy dozat e vaksinës kërkojnë që tu injektohen qytetarëve në një distancë kohore tre javore. 

Vaksina ka dhënë rezultate tejet pozitive në 43,000 personat e përfshirë në studim dhe ata do të jenë në vëzhgim për të paktën 2 vitet në vijim, për të parë sesa të mbrojtur janë ata.

Vështirësia më e madhe e kësaj vaksine do të jetë shpërndarja, pasi kërkon të ruhet në temperature minus 70 gradë.

Kompanitë kanë një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për të dorëzuar 40 milion doza vaksine në  2020 dhe  2021.  Agjencitë rregullatorë të barnave në BE dhe SHBA , po e shikojnë gjithashtu vaksinën  për ti dhënë lejen e përdorimit emergjent.  BE ka siguruar një marrëveshje për të të marrë 300 milion doza, ndërsa kompania ka theksuar se do të prodhojë 50 milion doza në 2020 dhe 1.3 miliard doza në 2021.

Help is on its way.

The MHRA has formally authorised the Pfizer/BioNTech vaccine for Covid-19.

The NHS stands ready to start vaccinating early next week.

The UK is the first country in the world to have a clinically approved vaccine for supply.

— Matt Hancock (@MattHancock) December 2, 2020