Britania është tronditur nga lajmi i gjetjes së një kanibali ndërsa hante fytyrën e një vajze të re. Pas njoftimit për sulm ndaj një femre në një hotel të Uellsit në Sirhowy Arms, Policia Londineze ka gjetur 34-vjeçarin Williams në momentin që po hante fytyrën e vajzës 22-vjeçare Cerys Marie Yemm.
 
Sipas raporteve të policisë dhe mediave britanike, kanibali Matthew Williams vdiq pasi u godit me pistoletë elektrike, deri sa viktima e tij gjithashtu vdiq nga plagët e marra. Mediat britanike raportojnë se policët goditën Williams-in me pistoletë elektrike duke e lënë atë të pajetë, ndërkohë mësohet se dhe e reja ka ndërruar jeta për shkak të plagëve të rënda.

E përditshmja britanike "The Guardian" njoftoi se Yemm kishte pësuar dëmtime serioze të fytyrës, ndërsa kanibali Williams, ishte liruar nga burgu vetëm pak më herët, ku vuante dënimin për sulm të dhunshëm ndaj ish-partneres së tij. Në lidhje me këtë rast, policia ka nisur një hetim, por sipas disa informacioneve, sulmuesi dhe viktima njiheshin më parë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)