Britani, zbulohet mënyra
për të dalluar bllokimet në zemë
Shkencëtarët në Universitetin e Edinburg në Britaninë e Madhe deklaruan se kanë zbuluar një teknikë me imazhe, e cila mund të përdoret për të ndriçuar bllokimet e rrezikshme në zemër.
BRITANI - Shkencëtarët në Universitetin e Edinburg në Britaninë e Madhe deklaruan se kanë zbuluar një teknikë me imazhe, e cila mund të përdoret për të ndriçuar bllokimet e rrezikshme në zemër.
Sipas tyre, mjafton një skaner i thjeshtë për të identifikuar pacientët të cilët janë gati të pësojnë një atak kardiak.
Shkencëtarët përdorën një skaner PET-CT i cili normalisht përdoret për të diagnostikuar kancerin, për të gjetur përbërësit kimik të njohur si gjurmues radioaktiv. Këto gjurmues radioaktiv injektohen më pas në trupin e pacientit. Gjurmuesi i njohur si F- fluorid natriumi, identifikon në mënyrë të saktë zonat me rrezik të lartë në zemër duke lëshuar një lëng ndriçues i cili mund të shikohet në skaner.
Zonat me më shumë rrezik janë depozitat e dhjamit në arterie, të cilat nëse shpërthejnë do të shkaktonin një mpiksje që bllokon furnizimin me gjak të zemrës. Studimi i financuar nga British Heart Foundation dhe Chief Scientist Office, pjesë e qeverisë skoceze, u krye në dy grupe pacientësh. 40 persona të cilët sapo kishin pësuar një atak në zemër dhe 40 persona në rrezik për të pësuar një atak në zemër.
Skanimi tregoi se më shumë se 90% e pacientëve me atak në zemër kishin një zonë të ndriçuar në vendin e bllokimit, i cili shkaktoi atakun në zemër. Ndërsa, pothuajse gjysma e pacientëve që rrezikonin atakun në zemër kishin gjithashtu një zonë të ndriçuar e cila hamendësonte se shumë shpejt, po të mos merreshin masat e duhura, do të pësonin një atak në zemër.
Kardiologu Dr. Marc Dweck, i cili drejtoi kërkimin tha se për herë të parë ishte vërtetuar se zbulimi i pacientëve që mund të pesojnë atak kardiak është i mundur. Sipas tij ky zbulim kishte potencialin të transformonte mënyrën e identifikimit dhe kurimit të pacientëve. Skanerët PET-CT gjenden në shumë spitale nëpër Britaninë e Madhe dhe ndihmojnë në diagnostikimin e kancerit, por rrallë përdoren për pacientët me probleme në zemër.
(v.gj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.7%
-
Jo
53.2%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 6003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi
30 Korrik, 07:50
-
Bisedat në Sky ECC/ Pushimi i hetimit për 3.4 milionë eurot e gjetura në Toyota Yaris çoi në pranga kryeprokurorin e Vlorës, gati dosje e re për 'Metamorfozën'
30 Korrik, 07:30
-
Shumë gjëra kanë ndryshuar në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot
30 Korrik, 07:23
-
Shkodër/ Shpërthim me tritol në lokalin e 35-vjeçarit, policia në kërkim të autorit
30 Korrik, 07:05
-
Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset
30 Korrik, 00:47
-
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve
29 Korrik, 23:01
-
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
29 Korrik, 22:58
-
Kafe, cigare dhe limonadë - liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!
29 Korrik, 22:48
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik, 22:34
-
Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
29 Korrik, 22:26
-
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë
29 Korrik, 22:11
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50