Kampionati i përvitshëm në ngrënien e tortës zhvilloi edicionin e 22-të të turneut dhe mblodhi qindra njerëz në konkursin për ngrënien më të shpejtë të saj.
Si çdo vit aktiviteti u realizua në Bar Harry dhe organizuesi i turneut, Tony Callaghan shprehet se ndihet shumë krenar që mirëpret këtë event prej kaq vitesh duke e kthyer në një traditë të prag festave.
Kjo sfidë është shumë e thjeshtë për banorët e rajonit të Wigan pasi ata janë shumë të zotët në ngrënien e tortave. Megjithatë edicioni i këtij viti pati një problem kur në kampionat ishin dërguar kekët e gabuar, çka shkaktoi dhe vonesë në zhvillimin e tij, pasi ata duhet të ndaheshin përgjysëm.
Rregullat e reja të lojës u ripërcaktuan pas provës së realizuar nga ish-kampioni i 2009-tës, 37 vjeçari Barry Rigby i cili mundi një tjetër konkurrent duke e ngrënë tortën për 46,2 sekonda.
Redaksia Online
(S.Bajraktari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com