Britania do të hapë për herë të parë bankën e gjakut me dhurues homoseksualë dhe biseksualë

Britania do të hapë për herë të parë bankën e gjakut me dhurues homoseksualë dhe biseksualë

Foto ilustruese

Banka e parë e gjakut që do të marrë nga homoseksualët dhe biseksualët do të hapet për herë të parë në Londër.

Formimi i kësaj banke u mbështet nga “FreedomToDonate”, e cila dëshiron të protestojë ndaj paragjykimeve për homoseksualët.

Ky operacion do të fillojë në 23 nëntor të këtij viti, në një vend të fshehtë, ku do të përmbushen të gjitha kërkesat e Institutit Britanik të Shëndetit Publik.

Në Britani, dhurimi i gjakut është një  problem mjaft i theksuar, pasi vetëm në 5 vitet e fundit, numri i burrave që japin gjak ka rënë me 25% dhe numri i grave është ulur me 6%. 

Institutit Britanik të Shëndetit Publik thotë se Britanisë i mungojnë rreth 135 mijë  donatorë vullnetarë të gjakut në vit.

Gjithashtu në Gjermani Grupi parlamentar i Lirë Demokratik (FDP) dëshiron të paraqesë një nocion në Bundestag për të hequr ndalimin e  dhurimit të  gjakut nga personat homoseksualë dhe transeksualë, duke e cilësuar atë diskriminuese.

Ky grup individësh ishte përjashtuar nga dhurimi i gjakut nën arsyetimin se ishin me të  rrezikuar ndaj SIDA-s apo hepatitit C se sa popullsia e përgjithshme.

Pas Vitit 2017, disa udhëzime të reja lejuan që homoseksualët apo transeksualët mund të dhuronin vetëm pas 12 muajve të ndalimit të aktivitetit seksual.

Në Gjermani nevojiten rreth 14 mijë dhurime gjaku në ditë. 

Sipas Kryqit të Kuq, rreth 80%e qytetarëve gjermanë kanë nevojë për një dhurim gjaku një herë në jetë.

Kërkesa për dhurime gjaku për shpëtimin e jetës është shumë e lartë, por sigurimi i furnizimit po bëhet një sfidë gjithnjë e më e madhe.

Sipas mediave gjermane, ka mungesë gjaku në spitale dhe jetët janë në rrezik dhe vetëm dy ose tre% e gjermanëve dhurojnë gjak rregullisht.

Për shkak të ndryshimit demografik, numri i dhuruesve të gjakut do të vazhdojë të bie dhe kërkesa po rritet për shkak të përqindjes në rritje të popullsisë më të vjetër.

Në vitin 2015, Gjykata Evropiane e Drejtësisë shpalli ndalime të përgjithshme për dhurimin e gjakut të papranueshëm për sa kohë që garantohet mbrojtja shëndetësore e dhuruesve të gjakut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja