Britania e Madhe dëbon 42 shqiptarë, mes tyre 32 persona të dënuar! Kush janë tre 'bosët' e kokainës që mbërritën në Rinas (EMRAT)

Britania e Madhe dëbon 42 shqiptarë, mes tyre 32 persona të dënuar! Kush janë tre 'bosët' e kokainës që mbërritën në Rinas (EMRAT)

Mbërritja e shqiptarëve në Aeroportin 'Nënë Tereza'

Më shumë se 40 emigrantë shqiptarë që u përpoqën të hynin në Britani me varkë, janë dëbuar nga autoritetet britanike. Në Aeroportin Nënë Tereza u ul avioni me 42 emigrantë shqiptarë të cilët kishin mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Sipas Daily Mail, mes të deportuarve ishin edhe 32 persona të dënuar me një total prej 89 vitesh burg për vepra kriminale të trafikimit të drogës dhe transportit të paligjshëm të emigrantëve. Mediat e huaja kanë zbardhur emrat e tre prej shqiptarëve të dënuar, ishin Rudin Gripshi, 49 vjeç i dënuar me 13 vite burg për trafikun e kokainës me vlerë 1 milionë paund, Gazmir Mule dhe Andrea Zekaqis, 31 vjeç po ashtu të dënuar për trafikun e drogës.

Ndërsa 10 të tjerët, ishin 6 azilkërkues të cilëve nuk u ishte pranuar kërkesa dhe 4 të tjerë kishin mbërritur më herët me gomone në Britani të Madhe.

Ata u shoqëruan nga oficerët britanikë të Emigracionit dhe në ulje u pritën nga policia shqiptare. Ky është fluturimi i katërt në pak më shumë se një muaj që deporton shqiptarë drejt Shqipërisë.

Në 13 dhjetor, Sunak njoftoi arritjen e një marrëveshje me qeverinë shqiptare për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë të cilët përbëjnë rreth 1/3 të të gjithë aplikimeve për azil në Britaninë e Madhe. Sunak tha se Shqipëria konsiderohej si një vend i begatë dhe i sigurt dhe se Sunak shprehet se shqiptarët mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne vetëm nëse ka prova, jo vetëm një dyshim për këtë.

Disa prej politikave të ndërmarra nga Sunak pas nënshkrimit të marrëveshjes për kthimin e emigrantëve shqiptarë:

Përshpejtimi i kthimit të azilkërkuesve shqiptarë, të cilët përbëjnë një të tretën e atyre që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla.

Një Qendër e re, e unifikuar komanduese të varkave të vogla, për të rritur mënyrën se si kontrollohet kanali i La Manshit.

Dyfishimi i fondeve për Agjencinë Kombëtare të Krimit për të trajtuar krimin e imigracionit në Evropë.

Zhvendosja e 10,000 emigrantëve të paligjshëm nga akomodimet e shtrenjta të hoteleve në vende me kosto të ulët si parqet e pushimeve të papërdorura dhe ish sallat e studentëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
U deportuan nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, zbardhen emrat e tre prej shqiptarëve të dënuar trafikun e drogës

Sipas mediave të huaja, mes personave të dënuar që u depërtuan nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë ishin edhe Rudin Gripshi, Gazmir Mule dhe Andrea Zekaqis.

Rudin Gripshi, 49 vjeç, u burgos për 13 vjet si anëtar i një bande të Midlands, i në trafikun e 1 milion paund kokaine.

Gazmir Mule, i cili u dënua me 12 vjet për posedim droge dhe Andrea Zekaqis, 31 vjeç, i cili u burgos me katër vjet e gjysmë për furnizim me drogë. Të tre këta persona kanë mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe. 
 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë