Britania e Madhe do të mbyllë vaksinimin e popullsisë mbi 50 vjeç më 6 Maj, nga marsi nis “liria” dhe kthimi në normalitet

Britania e Madhe do të mbyllë vaksinimin e popullsisë mbi 50 vjeç më 6 Maj, nga marsi nis “liria” dhe kthimi në normalitet

Qeveria britanike deklaroi se pret që të ketë vaksinuar të gjitha personat mbi 50 vjeç para 6 majit ndërsa kryeministri britanik e shikon një vendim të tillë si një pasaportë drejt lirisë.   Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në Evropë që ka ecur përpara me vaksinimin.  Qeveria britanike ka zbuluar sot se sipas ekspertëve vaksinimi i moshave të rrezikuara po përfundon. Kabineti ka konfirmuar se zgjedhjet në Angli do të mbahen në atë ditë, duke theksuar se qytetarët e vaksinuar do të kenë një arsye të shkojnë për të votuar me besim. 

Optimizmi po rritet me planin e vaksinimit në Britani dhe kryeministri Boris Johnson është në prag të hapjes së vendit, fillimisht për sportet në natyrë dhe rikthimin e fëmijëve në shkolla, të parashikuara për datën 8 Mars me shpresën se normaliteti do të  kthehet në prill dhe maj. 

Vaksinimi kundër COVID19 ka dhënë efektet e para pozitive në Britaninë e Madhe. Të dhënat e publikuara sot nga autoritetet shëndetësore britanike treguan se infektimet ranë me 40% në dy javët e fundit, një tjetër shenjë kjo se kriza po trajtohet.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse