Britania e Madhe drejt heqjes së masave kufizuese anti-Covid, Johnson: Kujdes, pandemia nuk ka mbaruar! Jeta ende nuk do të kthehet në normalitet

Britania e Madhe drejt heqjes së masave kufizuese anti-Covid, Johnson: Kujdes, pandemia nuk ka mbaruar! Jeta ende nuk do të kthehet në normalitet

Kryeministri britanik Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson u ka kërkuar qytetarëve që të tregojnë "shumë kujdes", ndërsa ka paralajmëruar heqjen e kufizimeve për shkak të Covid-19, por ka paralajmëruar se “jeta ende nuk do të kthehet në normalitet”.

Johnson u bëri thirrje britanikëve që të tregohen të kujdesshëm në “përdorimin e lirive të reja”, pasi pandemia nuk ka mbaruar ende.

Kryeministri britanik tha: ‘Ne jemi shumë afër momentit përfundimtar për lirimin nga bllokimi, por plani për të rivendosur liritë tona duhet të vijë me një paralajmërim.’

Johnson tha më tej se: 'Ndërsa përhapja e vaksinimit i ka ofruar çdo të rrituri disa mbrojtje kundër virusit dhe lidhja thelbësore midis rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve është dobësuar, pandemia globale nuk ka mbaruar ende.

'Rastet do të rriten ndërsa ne heqim kufizimet, kështu që ndërsa konfirmojmë planet tona sot, mesazhi ynë do të jetë i qartë. Kujdesi është absolutisht jetësor, dhe ne të gjithë duhet të marrim përgjegjësi që të mos zhbëjmë përparimin tonë, duke siguruar që të vazhdojmë të mbrojmë shëndetin tonë'

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda