Britania e Madhe gati të ‘kopjojë’ marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, sekretarja e Brendshme: Po e shqyrtojmë! Kryeministri Starmer takon Melonin

Britania e Madhe gati të ‘kopjojë’ marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, sekretarja e Brendshme: Po e shqyrtojmë! Kryeministri Starmer takon Melonin

Giorgia Meloni dhe Keir Starmer

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët ka ngjallur interes të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri britanik Keir Starmer ndodhet në Itali, ku do të takohet me homologen Giorgia Meloni, ndërsa në foks të bisedës do të jetë edhe lufta ndaj emigracionit të paligjshëm.

Vetë Starmer ka thënë se është “i interesuar” të mësojë rreth skemës së Italisë për të dërguar emigrantët në Shqipëri. Para takimit me Melonin, Keir Starmer vizitoi qendrën e koordinimit të migracionit të Italisë.

“Jam këtu për të diskutuar mbi  këtë qendër koordinimi dhe për të trajtuar me kryeministren çështjen e emigracionit të paligjshëm. Dhe këtu dua të them se ka pasur një reduktim dramatik, ndaj dua ta kuptoj më mirë si ndodhi kjo. Unë vetë e kam besuar prej kohësh se parandalimi dhe frenimi i i njerëzve që udhëtojnë në radhë të parë është një nga mënyrat më të mira për t’u marrë me këtë çështje të veçantë.”

Ndërkohë, ndërsa kryeministri ndodhet në Itali për të diskutuar mbi emigracionin, edhe sekretarja e Brendshme Yvette Cooper, në një deklaratë tha se po shqyrtojnë marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, pasi Londra kërkon të ndalojë kalimet e paligjshme në Le Mansh.

Cooper tha se marrëveshja Italisë ende nuk është zbatuar, ndërsa theksoi se qeveria britanike është e interesuar ta shikojë se çfarë funksionon.

“Kjo është ajo që ata po përpiqen të bëjnë, një vendimmarrje me rrugë të shpejtë për rastet që njerëzit mbërrijnë në Itali që kanë ardhur nga vende kryesisht të sigurta. Ne mendojmë se ka mënyra alternative për të marrë vendime të shpejta dhe kthime për njerëzit që vijnë nga vende kryesisht të sigurta, por ne kemi thënë gjithmonë, Kryeministri ka thënë gjithmonë, ne gjithmonë do të shikojmë çdo gjë që funksionon," tha ajo.

Brenda disa ditësh pas marrjes së pushtetit në korrik, Sir Keir anuloi marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e emigrantëve në Ruanda. Por ai tani duket i hapur ndaj skemave të ngjashme me vende të tjera.

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët është arritur në 6 Nëntor të vitit 2023, ku dy kryeministrat e vendeve Rama dhe Meloni firmosën publikisht arritjen. Marrëveshja është fillimisht për pesë vjet dhe është planifikuar për të pritur  36.000 emigrantëve në vit në portin shqiptar të Shëngjinit rreth 75 kilometra në jug të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Rastet e tyre do të trajtohen në një qendër që është duke u ndërtuar në një bazë ajrore në Gjadër, e cila do të mund të strehojë 3.000 njerëz.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?