Britania e Madhe ‘injoron’ paralajmërimin e Putin, mbahet sot takimi për planin paqeruajtës në Ukrainë

Britania e Madhe ‘injoron’ paralajmërimin e Putin, mbahet sot takimi për planin paqeruajtës në Ukrainë

Keir Starmer

Britania e Madhe do të mbajë të enjten një takim të mbyllur të oficerëve të lartë ushtarake nga “koalicioni i të gatshmëve”, që ka për synim hartimin e planit për të vendosur një forcë paqeruajtëse në Ukrainë. Sipas BBC, më shumë se 20 vende do të marrin pjesë.

Oficerët e lartë ushtarakë do të mblidhen në selinë e Përhershme të Përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar në Northwood.

Ky takim vjen përkundër kundërshtimit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka thënë se nuk do të tolerojë praninë e asnjë trupe anëtare të NATO-s në Ukrainë, pavarësisht rolit të tyre.

Putin vazhdon të ushtrojë presion mbi ata që ai i quan si “vijat e kuqe”, duke përfshirë ndalimin e ndihmës ushtarake ndaj Kievit dhe shkëmbimin e inteligjencës perëndimore me të.

Megjithatë, kryeministri britanik Keir Starmer  është i vendosur të shkojë drejt asaj që ai e quan "faza operative" e planifikimit për të mbrojtur çdo armëpushim të mundshëm të Ukrainës.

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

“GOBankingRates”: Shqipëria, mes destinacioneve ndërkombëtare më të mira për të udhëtuar këtë pranverë

“GOBankingRates”: Shqipëria, mes destinacioneve ndërkombëtare më të mira për të udhëtuar këtë pranverë