PRISHTINË, 17 Shtator/ATSH/.- Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi priti sot në një takim pune ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairí O'Connell, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit institucional si dhe në kuadër të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
Kryeprokurori Lumezi e falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon të japë Britania e Madhe për funksionimin e mirëfilltë të sistemit prokurorial të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka njoftuar ambasadorin Britanik se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe sigurimi i kushteve për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.
Ndërsa, ambasadori O'Connell shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Britania e Madhe mund të kontribuoj, me qëllim rritjen e efikasitetit të këtij sistemi./m.m/









