Britania e Madhe, si BE-ja lë jashtë kufijëve hyrës shqiptarët

Britania e Madhe, si BE-ja lë jashtë kufijëve hyrës shqiptarët

Qeveria britanike e Boris Johnson ka shpallur sot një listë të plotë të vendeve, qytetarët e të cilave që do duan të shkojnë në Britaninë e Madhe, duke filluar nga data 10 korrik do të jenë të përjashtuar nga masa e karantinimit 14 ditorë.

Shqipëria, e cila para pak ditësh nga BE-ja nuk u përfshi në vendet e ashtuquajtura ‘të sigurta’ nga pikëpamja epidemiologjike, dhe për rrjedhojë nuk iu hapën kufijtë me vendet e Unionit, edhe në listën britanike nuk figuron.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 60 shtete dhe territoret e huaja që konsiderohet se kanë nivele të ulëta të koronavirusit nuk do të duhet të izolohen. Ndër vendet që nuk janë në listë, veç Shqipërisë  janë Shtetet e Bashkuara, Suedia, Meksika, Brazili, Rusia, Irani, India, Pakistani dhe Bangladeshi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi