Që prej vitit 2014 banorët e qytetit anglez të Blackhall Colliery gjenin thuajse çdo ditë sterlina të lëna ‘rastësisht’ në rrugë si një lloj dhurate.
Ata prej 6 vitesh nuk dinin kë të falënderonin për shumën në total të 26 mijë sterlinave dhe as sot nuk e dinë sepse ‘bamirësit’, tani të ndaluar nga policia vazhdojnë të mbeten anonimë.
Por para pak ditësh u zbulua dhe misteri: Dy autorët e parave të lëna në kohë të ndryshme në rrugë, kanë dashur që mirënjohjen e tyre për fshatin dhe banorët e tyre donin t’ua kthenin në një lloje mënyre.
Paratë liheshin në rrugë gjithnjë në mënyrë të tillë që të binin në sytë e kalimtarëve.
Çifti misterioz i tha policisë se ata kishin marrë shumë fat nga vizita e tyre në fshat në vitin 2014 dhe prandaj kanë dashur ‘të kthejnë diçka’.
Një prej ‘bamirësve’ tha që ai kishte një "lidhje emocionale" me fshatin pasi dikur ishte ndihmuar nga një prej banorëve. Shpërndarja e parave për ata që kishin nevojë ishte një mënyrë për të "shlyer mirësinë e marrë dikur".
Por banorët e këtij komuniteti të vogël nuk i mbanin për vete kartëmonedhat e gjetura. Sa herë që ata gjenin një pako me para, e çonin atë në polici. Që nga viti 2014 policia kishte grumbulluar nga paratë e gjetura 26 mijë stërlina.