Britani e Madhe/ Përndjekësi shqiptar në pranga, iu fut në shtrat ish-të dashurës duke e kërcënuar

Britani e Madhe/ Përndjekësi shqiptar në pranga, iu fut në shtrat ish-të dashurës duke e kërcënuar

Erland Gropasi, 31 vjeç u arrestua në qytetin e Exeter në Britaninë e Madhe me akuzën se ishte futur disa herë fshehurazi në shtëpinë e ish të dashurës së tij teksa ajo flinte apo edhe kur ajo ndodhej në punë në turnin e natës.

Ngjarja

Pasi kishin bashkëjetuar për disa vite çifti ishte ndarë dhe Gropasi nuk kishte pranuar të kthejë çelësin te ish e dashura e tij dhe e përdori atë për të hyrë disa herë në apartamentin e saj ndërsa ajo flinte.

Akuzuesja Felicity Payne tha se kishte patur marrëdhënie me Erland Gropasin që nga viti 2016 ndërsa marrëdhënia e tyre u prish në vitin 2018.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Erland Gropasi i tha Payne se ai dëshironte të riktheheshim të bashkëjetonin sërish dhe kur ajo i tha jo ai nisi përndjekjen dhe shumë herë përdorte çelësin që nuk kishte pranuar ta dorëzonte, për të hyrë në banesën e saj kur ajo ndodhej në punë në një shtëpi të moshuarish.

Vajza kishte lajmëruar policinë dhe kjo e fundit kishte ndërruar edhe bravën e derës. Por kjo nuk do ta zbrapste shqiptarin i cili kishte arritur të futej sërish në shtëpinë e vajzës përmes një tubi shkarkimi nga taraca e shtëpisë.

Më 31 korrik 2019, ai u fut brenda në shtëpinë e saj kur ajo ishte duke fjetur dhe u shtri në të njëjtin shtrat me të duke iu lutur që të pranonte të ribashkoheshin. Për shumë kohë gjithashtu ai e bombardojë me mesazhe dhe thirrje telefonike, duke e kërcënuar se do ti tregonte familjen e saj për marrëdhënien e tyre.

Vajza ishte trembur aq shumë sa për disa ditë kishte shkuar për të qëndruar te disa miqtë e saj dhe kur u kthye në banesën, zbuloi se ai kishte jetuar atje për disa ditë dhe kishte fjetur në shtratin e saj. Ajo ishte aq e tronditur sa fjeti në divan për katër ditë para se ndryshonte deri edhe çarçafët. Një tjetër herë ajo gjeti edhe një thikë poshtë jastëkut që e kishte vendosur ish i dashuri shqiptarë.

Në njerën nga ditë e përndjekjes, Erland Gropasi kishte lënë në banesën e vajzës xhaketën. Kelly Scrivener kur u kthye nga puna kontrolloi xhepat e xhaketës dhe gjeti pasaportën e tij origjinale dhe zbuloi se ish i dashuri i saj ishte shqiptar, ndryshe nga ç’ishte paraqitur te ajo si grek me emrin Andreas Fadikar.

Scrivener bëri një seri deklarimesh në polici duke thënë se ndihej e pasigurt në shtëpi dhe në punë dhe jetonte në frikë të vazhdueshme prej më shumë se një viti. Policia arriti ta arrestonte shqiptarin por më pas ai u la i lirë më kusht por nuk ndali përndjekjen e tij. Vazhdoi t’i dërgojë asaj qindra mesazhe nga llogari të reja të sapohapura në Facebook para se të arrestohej përfundimisht dhe të mbahej në paraburgim më 6 janar të këtij viti.

Erland Gropasi, 31 vjeç, pa një adresë fikse, pranoi përndjekjen ndaj ish të dashurës ndaj të cilës kishte shkaktuar makth dhe shqetësim. Ai u burgos dhe u dënua me një vit dhe katër muaj nga gjykatësi Peter Johnson në Gjykatën e Kurorës së Exeter.

Gjykatësi lëshoi ​​gjithashtu një urdhër ndalimi pesë-vjeçar që ndalonte kontaktin e mëtejshëm mes të dyve dhe tha se Erland Gropasi ka të ngjarë të ndalohet nga shërbimi i imigracionit dhe të deportohet kur të lirohet nga burgu.

Gjatë fjalës së tij gjykatësi iu drejtua Gropasit me fjalët: Ajo ndërpreu marrëdhëniet dhe jua bëri të qartë se nuk dëshironte të kishte më një marrëdhënie me ju. Ju nuk ndryshuat rrugë edhe pse ishit paralajmëruar nga policia dhe vazhduat përndjekjen ndaj saj. Nuk u mjaftuat me kaq por hynit në shtratin e saj duke lënë aty edhe një thikë. Keni krijuar një efekt dramatik në jetën e saj duke i shkaktuar frikë dhe ankth të madh për muaj me rradhë.

Miss Kelly Scrivener, gjatë gjyqit tha se Gropasi nuk kishte ushtruar dhunë fizike apo kërcënime dhune kurse shqiptari i akuzuar tha se ndjente keqardhje për mënyrën se si ai u soll kur marrëdhënia e tyre mbaroi, por gjithçka kishte ndodhur pasi ndarja nënkuptonte humbjen e kontakteve mes tyre si çift.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Futeni ne Burg ,,se pastaj Edukohet..: 24/03/2020 11:18

    Te tille budallejne ka kudo,,por ne Shqiperi me lopate.. Idiota..

    Përgjigju
  • Vlore: 24/03/2020 08:58

    Qelbesirat jorgo funderrinat e ullinjve fshatarë qe na meruane!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive