Britania në Olimpiadën 2012,
grumbullohet dhe David Beckham

Britania në Olimpiadën 2012,<br />grumbullohet dhe David Beckham
David Beckham ka marrë një surprizë të bukur nga trajneri i kombëtares britanike për Olimpiadën e 2012, Stuart Pearce. Futbollisti i lindur në Leytonstone është përfshirë në emrat që do të luajnë në tuerneun olimpik të futbollit, duke i dhënë fund spekullimeve nëse do të jetë apo jo.

Edhe pse lista e trajnerit me 18 furtbollistë ende nuk është zyrtarizuar, mediat angleze kanë cituar burime pranë Federatës, që konfirmojnë grumbullimin e Beckham.

David Beckham, 37 vjec, nuk e ka fshehur dëshirën për të përfaqësuar vendin e tij në olimpiadën që zhvillohet në Londër. Por përfshirja e tij, i jep më shumë zë kritikëve që mendojnë se grumbullimi i futbollistit, vjen për shkak të statusit të tij të famshëm, dhe jo prej meritave në fushë.

David Beckham ka luajtur 115 ndeshje me kombëtaren e Anglisë, dhe të fundit paraqitje, e ka regjistruar në tetor të 2010 me Bjellorusinë. Ai luan aktualisht te LA Galaxy.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës