Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt i jep një këshill liderëve të Bashkimit Europian pas samitit të tensionuar të Salzburgut, që kërcënon të mbysë planin e kryeministres Theresa May.

 Ajo që May po thotë, është: mos ngatërroni mirësjelljen britanike me dobësinë. Nëse na vini në pozitë të vështirë, ne do të ngrihemi. I tillë vend jemi ne.

                     Jeremy Hunt

Hunt ka shtuar gjithashtu se qeveria e tij i ka kuptuar vijat e kuqe të BE-së, por kjo nuk do të thotë që Britania e Madhe nuk ishte në gjendje të pranonte një marrëdhënie tregtie atje ku tregtia ishte në të vërtetë e mangët.

Ne morëm një vendim demokratik dhe kjo qeveri nuk do të nënshkruajë një marrëveshje që nuk është në përputhje me shpirtin e referendumit.

                         Jeremy Hunt

Gjithashtu ai i bëri apel liderëve të BE-së që të marrin pozicionin e duhur në negociata dhe të evitojnë fyerjet për britanikët.

Gjatë një fjalimi të ashpër një ditë më parë, May akuzoi BE-në se nuk po e trajtonte Britaninë me respekt dhe fajësoi unionin për ngecjen në negociata.