Britania shqyrton me përparësi kërkesat e azilantëve shqiptarë, të deportohen sa më shpejt në Shqipëri

Shqyrtimi kërkesave për azil të emigrantëve shqiptarë në Britani, po  verifikohen me përparësi nga strukturat e ministrisë së Emigracionit. Sipas një lajmi të publikuar nga ‘The Independent’, urdhri i dhënë ndaj zyrave të azilit ka si qëllim që me shqyrtimin e shqiptarëve në fillim, të përshpejtohet edhe rikthimi I tyre në Tiranë. Ndërkohë emigrantët nga kombësitë e tjera edhe pse janë më të shumtë në numër, do vijonë të presin derisa strukturat britanike të kenë shqyrtuar kërkesat për azil nga shqiptarët, pasi marrëveshja mes dy vendeve mundëson deportimin e tyre në periudhë të shpejtë.  

‘The Independent’ thotë se operacioni i quajtur “Bridora’ ka si qëllim t’i klasifikojë të pabazuara kërkesat e azilantëve shqiptarë të mbërritur me gomone për t’i rikthyer drejt Shqipërisë. 

Çështja e emigrantëve shqiptarë u kthye në temë të nxehtë debati muajt e fundit në Britani, ku nuk kanë munguar edhe deklaratat agresive dhe në disa raste me sfond racist nga përfaqësues të qeverisë. Më e fundit ishte ajo e minisrit per Emigracionin Robert Jenrick që permës një videoje bëri thirrje të kapen e të theken në tiranë kriminelët shqiptarë.

Më herët ishte ministraj e brendshme Suella Braveman që tha se shqiptarët gënjenin për arsyen e largimit nga vendi i tyre ndërsa nuk nguroi t’I etiketonte shumicën si persona me rekorde kriminale. Kryeministri rishi Sank në një deklaratë të fundit tha se shqiptarët  përbejnë 30 për qind të kërkesave për azil, që sipas tij janë “qesharake”.

Nga 140 mijë aplikime për azil në Britani rreth 16 për qind ose 22.900 janë bërë nga shqiptarët.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi