Britani/Boris Johnson dhe Jeremy Hunt, sfidantët për postin e Theresa May

Që Boris Johnson do të mbijetonte deri në raundin e fundit në garën për të zgjedhur zëvendësuesin e Theresa May, ishte pothuajse e sigurt.

Më tepër mister ishte emri që do ta rivalizonte. Por në fund duket se gjërat janë qartësuar. Ndërsa Boris Johnson grumbulloi brenda forumeve të partisë 160 vota, Jeremy Hunt do të jetë rivali i tij me 77 vota të grumbulluara dhe të dy do të sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë pëlqimin e votuesve konservatorë.
Që nga referendum për Brexit, Boris Johnson ka qenë një nga figurat më të ekspozuara dhe kontroverse.

Ai gjithmonë ka marrë pëlqimin e shumicës së parlamentarëve konservator, por për fitoren përfundimtare tani do ti duhet të marrë votën e 160,000 anëtarëve që përfaqësojnë bazën e partisë./Përgatiti Ilir Çuçi

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja