Britanikët kthejnë Luftën e Falkland në Twitter e Facebook

Britanikët kthejnë Luftën e Falkland në Twitter e Facebook
TIRANE - Për të përkujtuar 30 vjetorin e Luftës së Malvinas (apo Falkland), Muzeu Kombëtar i Marinës Mbretërore në Portsmouth, në Britaninë e Madhe, do të krijojë një rindërtim historik të detajeve e këtij konflikti permes Twitter dhe Facebook.

Duke filluar nga nesër, përmes profileve zyrtare do të tregohet se çfarë ka ndodhur që prej pushtimit të ishullit nga Argjentina, i cili ndodhi më 2 prill 1982 dhe zgjati deri në dorëzimin e vendit latino amerikan më 14 qershor të po atij viti.
Projekti do të mbështetet nga muzeumet e tjera britanike (ajrore, detare, nën-ujore e tokësore) dhe do të transmetohet në mënyrë kronologjike gjatë 74 ditëve te luftës nëpërmjet faqeve në Twitter e Facebook. Në këtë konflikt të armatosur u vranë 255 britanikë, 649 argjentinas dhe tre banues të ishullit.

Përgjegjësi i marketingut në Muzeun Nënujor pranë Marinës Mbretërore, Bill Sainsbury, tha se qëllimi i këtij projekti është të tregojë historinë e betejës detare të fundit të shekullit të kaluar nga një këndvështrim unik, duke riprodhuar faktet ditë pas dite, pasi ato kanë ndodhur 30 vjet më parë.

(çrr/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar