Britaniku i liruar pas 14 vitesh nga
Guantanamo rrëfen torturat në burg

Britaniku i liruar pas 14 vitesh nga<br />Guantanamo rrëfen torturat në burg
Pas 14 vitesh vuajtje në burgun e Guantanamos, i burgosuri i liruar kohë më parë nga burgu famëkeq, Shaker Aamer thotë se ka filluar një jetë të re dhe përsëri mëson se si të jetë një baba dhe bashkëshort, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta britanike "Mail on Sunday" botoi një histori emocionale të 48-vjeçarit Aamer, me prejardhje nga Arabia Saudite, i cili legalisht jeton në Britani të Madhe.

Duke theksuar se gjatë 14 viteve të paraburgimit në Guantanamo ishte viktimë e torturës mizore, Aamer tha se gjatë kësaj periudhe, të paktën 200 herë është marrë në pyetje.

Ai ka thënë se çdo ditë është abuzuar fizikisht nga rojet të cilët e kanë detyruar atë të pranojë se me cilin grup radikal në Britani të Madhe ka punuar.

Tortura dhe uria 
"Nuk e di as vetë sa herë më kanë rrahur, më kanë torturuar më uri në hapësira të ftohta dhe nuk më lejonin të fle. Të gjitha vuajtjet që i përjetova u zhdukën kur pashë në derë gruan Zinneeru. Ai ishte momenti dhe skena që kam ëndërruar 14 vite. Vetëm e shtrëngova fort dhe e përqafova dhe kemi qarë për një kohë të gjatë", tha Aamer.

Ai theksoi se ka katër fëmijë ndërsa më i riu nuk e ka parë lirimin e tij nga burgu. Aamer tha se përsëri mëson të jetojë një jetë normale dhe se si është të jetë një baba.

burg guantanamo

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës