BRITANI - Një llogaritar në Britaninë e Madhe, që u vodhi rreth 2.4 milionë sterlina viktimave të tij, mes tyre edhe fondet e një kishe. Adam Woricker, 41 vjeç, i shpenzoi paratë e vjedhura për një jetë luksoze me gruan shqiptare.
 
Ai bleu një Audi Q7, një Mercedes dhe kaloi pushime në Stamboll, Marbella dhe në Bangkok.
 
Sipas “Essex Chronicle”, Woricker shpenzoi shuma të mëdha për gruan e tij shqiptare, Florentina Blacku, me të cilën u martua në një ceremoni sekrete në vitin 2009, pa i treguar familjes së tij. Por gazeta shkruan se martesa mbeti megjithatë e pakonsumuar.
 
Sipas gazetës “Essex Chronicle” gjatë martesës së tyre, Blacku u kthye në Shqipëri tre herë dhe të treja herët erdhi sërish në Britani shtatzënë nga ish- i dashuri i saj.
 
Gjyqtari David Turner iu drejtua Woricker në seancën e gjyqit duke i thënë: “Duket se zonja Blacku po jetonte një jetë paralele në Shqipëri. Kjo është një ditë e trishtueshme dhe e turpshme për ty dhe shumë e dhimbshme për familjen tënde. Kjo që ke bërë ti ndonjëherë quhet skema e Ponzi-t”
Në total Adam Woricker akuzohet për 29 vjedhje dhe 22 mashtrime.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)