Një tjetër vatër zjarri është regjistruar këtë të martë në pyjet e Pukës. Flakët kanë shpërthyer në zonën e njohur si Bojdan, pranë disa varrezave.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Pak ditë më parë, në të njëjtën zonë, policia asgjësoi një parcelë me kanabis.
Drejt vendit të ngjarjes është nisur një mjet zjarrfikës për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve.
Lajmi kryesor:
Përmirësohet situata me zjarret! 6 vatra mbeten aktive, në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja! Bilanci i 2026-ës: 9050 hektarë pyje të shkrumbuar
LAJMET MË TË VLERËSUARA









