British Airways në Londër nis hetimin për vjedhjen e të dhënave të kartave të kreditit

British Airways në Londër nis hetimin për vjedhjen e të dhënave të kartave të kreditit

Kompania "British Airways"

Kompania “British Airways” në Londër ka deklaruar sot se të dhënat personale dhe financiare të klientëve të saj që kanë bërë prenotime në internet dhe në aplikacionin e linjës ajrore janë vjedhur gjatë periudhës 21 gushtit – 5 shtator.

Sipas raportimeve të gazetave “The Guardian” dhe “The Sun” të cilat përmendin këtë linjë ajrore, kanë thënë se të dhënat e rreth 380 000 kartave të kreditit ishin ndryshuar.

Kompania njoftoi në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit se:

Të dhënat e komprometuara nuk përfshijnë të dhënat e lidhura me udhëtimet apo të pasaportës. Linja ajrore ka kontaktuar policinë dhe autoritetet përkatëse dhe po heton këtë çështje si një çështje urgjente. 

British Airways është në komunikim me klientët e prekur dhe ne këshillojmë çdo klient që beson se  mund të jenë prekur nga ky incident të kontaktojë bankën ose ofruesin e kartave të kreditit dhe të ndjekë këshillat e tyre.  

                  Kompania "British Airways"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj