Britney Spears dhe Sam Asghari i japin fund beqarisë, çifti martohet në një ceremoni private në Los Angeles! Ish bashkëshorti tenton ti prishë dasmën

Britney Spears dhe Sam Asghari i japin fund beqarisë, çifti martohet në një ceremoni private në Los Angeles! Ish bashkëshorti tenton ti prishë dasmën

Britney Spears dhe Sam Asghari

Britney Spears është martuar me Sam Asghari, 7 muaj pasi është liruar nga kujdestaria e të atit për të cilin tha se e kishte penguar që të martohej.

Kujdestaria përfundoi me vendim gjykate, e kërkuar nga vetë Britney Spears në Nëntor të vitit të kaluar dhe ajo më vonë mbeti shtatzënë, por njoftoi në Maj se kishte pësuar një abort.

Çifti u martua në një ceremoni intime në Los Angeles ditën e djeshme.

Spears u takua me trajnerin personal 28-vjeçar Asghari në vitin 2016 në xhirimet e videoklipit të saj për këngën Slumber Party. Çifti u fejua Shtatorin e kaluar, 2 muaj para përfundimit të konservatorit, ku babai i saj Xhemi kishte nën kontroll shumë aspekte të jetës së saj.

Sipas burimeve, Spears kishte veshur një fustan nga shtëpia e famshme e modës Versace dhe eci nën muzikën e Elvis Presley-t "Can't Help Falling in Love".

"Unë jam shumë i entuziazmuar që ka ardhur kjo ditë, dhe ata janë martuar. E di që ai e donte këtë për kaq shumë kohë. Ai është kaq i kujdesshëm dhe mbështetës në çdo hap të rrugës," tha menaxheri i Asghari, Brandon Cohen, për PEOPLE pas ceremonisë. 

Ndërkohë një incident ka ndodhur pak para dasmës teksa ish-bashkëshorti i yllit, Jason Alexander, u ndal jashtë shtëpisë së saj pasi u përpoq të prishte dasmën. Jason Alexander, i cili ishte i martuar me Spears për më pak se 55 orë në vitin 2004, arriti të hynte në pronë për një kohë të shkurtër, duke transmetuar drejtpërdrejt veten teksa përballej me një roje sigurie.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull