Nuk është hera e parë që këngëtarja Britney Spears përflitet se nuk këndon live, madje në vitin 2009 admiruesit e saj në Australi janë larguar nga koncerti pasi kanë kuptuar këtë gjë.

britney spears

Sipas një raporti nga mediat britanike këngëtarja nuk këndon live as në studion e regjistrimeve.

Këngëtarja 31 vjeçare Spears mendohet se jo vetëm që nuk këndon live në koncertet e saj por edhe këngët e albumeve nuk i ka regjistruar me zërin e vet.

britney spears

“Vajza ime këndon për Britney Spears. E vërteta është se, Myah mund të këndojë tamam si ajo, ajo e ka një hobi dhe pasion këtë”, ka thënë Murray Langston, babai i Myah Marie.

myah

Myah Marie është një vazjë e cila e ka pasion muzikën dhe ka realizuar disa këngë.

myah

Gjithashtu Langston pretendon se e bija e tij ka kënduar shtatë këngë në albumin e Britney “Femme Fatale” dhe ishte paguar 1000 dollarë për një këngë.

(b.t/shqiptarja.com)