Brnabiç: Brukseli, Uashingtoni dhe Prishtina, nuk mund t'i shpëtojnë Asociacionit! Vuçiç tregoi vizion kur firmosi marrëveshjen

Brnabiç: Brukseli, Uashingtoni dhe Prishtina, nuk mund t'i shpëtojnë Asociacionit! Vuçiç tregoi vizion kur firmosi marrëveshjen

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se preisdenti serb, Aleksëndër Vuçiç tregoi vizion të qartë kur në 2013-ën kërkoi që në marrëveshje me Kosovën të përfshihej edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për mediat serbe, Brnabiç u shpreh se askush tjetër nuk e kuptoi rëndësinë e Asociacionit dhe të gjithë e nënshkruan asokohe, duke shtuar se tashmë as Brukseli, as Uashingtoni dhe as Prishtina nuk mund të shpëtojnë nga Asociacioni.

“Është aftësi politike e Aleksandër Vuçiç-it, 10 vjet më vonë shtiza po thyhet rreth Asociacionit që Vuçiç e futi në marrëveshje dhe në këtë mënyrë krijoi diçka që mbron Serbinë dhe popullin serb në Kosovë”, theksoi Brnabiç.

Së fundmi, pas takimit të Kurtit dhe Vuçiç në 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve por u ra dakord për pranimin e planit franko gjerman. Vuçiç nga ana tjetër ka kërkuar me këmbëngulje që Kosova të respektojë marrëveshjen e Asociacionit të firmosur vite më parë. Ndërsa Kosova është shprehur kundër një marrëveshje të tillë. Së fundmi edhe shqiptarët e Kosovës të cilët jetojnë në Zvicër janë ngritur në protestë kundër Asociacionit duke argumentuar se një marrëveshje e tillë, do të krijonte të njëjtën situatë si me Republikën Srpska në Bosnjë Hercegovinë. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 06/03/2023 17:30

    Ik oj fashiste oj prostitut politike qetnike, sepse kurr në këtë botë nuk do e përjetosh atë ditë….!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit