Broja dëshirë e shumë klubeve! Pas Everton, Napolit dhe Interit mediat angleze flasin për një tjetër destinacion

Broja dëshirë e shumë klubeve! Pas Everton, Napolit dhe Interit mediat angleze flasin për një tjetër destinacion

Futbollisti shqiptar i Chelsea-s Armando Broja

Armando Broja, sulmuesi shqiptar i Chelsea-s, është shndërruar në një nga objektivat e West Ham në Premier League. Këta të fundit siguruan kualifikimin për në Conference League dhe sezonin e ardhshëm kërkojnë të jenë më të plotësuar në sulm.

Sipas ‘daily mail’ përveç West Ham për Brojën janë të interesuar edhe një sërë klubesh të tjera si Newcastle, Everton, Napoli dhe Interi. Deri më tani nuk ka një vlerë të saktë në merkato për futbollistin, por mendohet se kartoni i tij vlen rreth 30 milionë euro.

Edhe pse ka një kontratë me Chelsea deri në 2026 Broja sezonin e fundit luajti i huazuar te Southampton ku në 38 ndeshje në të gjithë kompeticionet realizoi 9 gola. Sakaq shqiptari gjeti edhe 3 herë rrugën e rrjetës me kombëtaren.

Broja pikë së pari do bashkohet me Chelsea-n në përgatitjet për sezonin e ri pasi kjo është një kërkesë e trajnerit Tuchel. Ai e ka kërkuar shqiptarin të jetë pjesë e ekipit, ndërsa më pas do bëhet vlerësimet. Aktualisht Broja sapo ka lënë pas COVID-in dhe po stërvitet veçmas te Chelsea, ndërsa pritet që shumë shpejt të bashkohet me kombëtaren për ndeshjet e Ligës së Kombeve, pasi fillimisht humbi ndeshjen me Islandën.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8, Rithemelimi më i izoluar se talebanët