Scott Parker, trajneri i Burnleyt në Premier League tregoi gjendjen e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëatres doli nga fusha i dëmtuar pas 15 minutave lojë në humbjen 0-2 të Shqipërisë kundër Anglisë të dielën e kaluar në Tiranë. Sipas Parker, Broja ka qenë në fushë me ekipin duke kaluar ndrydhjen e kyçit.
"Shpresoj që Armando të jetë gati për fundjavën. Gjithçka që ka dalë duket shumë pozitive. Ai ishte në fushë dje dhe sot, le të shohim se si do të reagojë nesër. Por, për momentin duket mirë. Jam i lumtur që dëmtimi nuk ka sjellë asnjë mungesë sepse ai është një lojtar i nivelit të lartë", tha mes të tjerash Parker.
Më pas trajneri i Burnleyt tregoi se klubi i beson shumë Brojës, ndaj e afruan në ekip duke e blerë nga Chelsea gjatë verës.
"'Brojën nuk e kemi në huazim, e kemi blerë sepse besojmë se me cilësitë e tij mund të kontribuojë këtu për shumë vite", tha Scott Parker.
Nesër (e shtunë), duke nisur nga ora 13:30 Burnley pret Chelsean për raundin e 12-të në Premier League.
Komente







