Broja tentoi deri në fund, por Potter e nis me barazim te Chelsea! 'Çmendet' Halaand, fiton Reali dhe Napoli (VIDEO)

Në grupin E të Champions League Milan e kaloi lehtësisht Dinamo Zagreb. ‘Djalli’ fitoi 3-1 falë golave të Giroud, Salamekers dhe Pobegas, ndërsa befasia e madhe erdhi sërish nga Chelsea. Londinezët pas humbjes në Kroaci nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 kundër Salzburg. Edhe Broja u përpoq që trajneri Potter ta niste me fitore, por nuk ishte e mjaftueshme dhe si rrjedhojë Chelsea mban vendin e fundit në grup pas 2 ndeshjesh.

Ndërkohë Manchester City ka marrë një fitore 2-1 kundër Dortmund kryesisht për meritë të Halaand, ish-futbollistit të skuadrës gjermane që realizoi një gol të çmendur me akrobaci. Sfida tjetë e këtij grupi mes Copenhagen dhe Sevillia u mbyll pa gola.

Në grupin F Real Madrid kampion në fuqi fitoi pastër 2-0 kundër Leipzig. Golat u realizuan nga Valverde fillimisht dhe më pas Asensio. Sakaq në Shakhtar-Celtic nuk pati fitues pasi takimi u mbyll 1-1. Sfida e paprambetur mes Rangers dhe Napolit u fitua 1-3 nga italianët, të cilët marrin kreun e grupit ku bën pjesë edhe Liverpool me Ajax.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur