Brozi:Deputetët që s'jeni pjesë e klanit
kriminal të Berishës,votoni vettingun

Brozi:Deputetët që s'jeni pjesë e klanit<br />kriminal të Berishës,votoni vettingun
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ju bën thirrje deputetëve të Partisë Demokratike, dhe partive të tjera të opozitës që të hënën e 6 marsit të shkojnë në Parlament për të zgjedhur Komsionet e Vettingut.
 
Brozi ka shkruar në statusin e tij se ka Partia Demokratike ka edhe deputetë që nuk janë pjesë e klanit kriminal të Sali Berishës, dhe se ‘’duhet të shkojnë në Parlament e jo të zbatojnë verbërisht urdhrat e këtij plani të inkriminuar’’.
 
Brozi ka edhe një thirrje edhe për votuesit e opozitës, ku i kërkon atyre që t'i detyrojnë deputetët e PD-së të shkojnë në Parlament dhe të zgjedhin Komisionet e Vettingut, për t'i hapur rrugë Reformës në Drejtësi.
 
Statusi i plotë i Zef Brozit:
 
''Ju bej apel deputetëve të Partisë Demokratike dhe të partive të tjera të opozitës që të hënën, me 6 mars, të shkojnë në Parlament për të zgjedhur Komisionet e Vettingut dhe t'i hapin rrugë zbatimit të Reformës në Drejtësi. Vetëm ata deputetë që janë të inkriminuar e zhytur në korrupsion e pengojnë Vettingun dhe Reformën në Drejtësi. Në PD dhe në partitë opozitare ka deputetë që nuk janë pjesë e klanit kriminal të Sali Berishës dhe ata duhet të shkojnë në Parlament e jo të zbatojnë verbërisht urdhërat e këtij klani të inkriminuar. Nëse ata pranojnë të terhiqen për hundësh dhe të bëhen mbrojtës të krimit e korrupsionit duke sabotuar Vetingun, Reformën ne drejtësi, dhe hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, atëherë ata dëshmojnë se nuk e meritojnë besimin e votueve të tyre që kërkojnë reformimin e drejtësisë dhe Shqipërine europiane. Më 18 qershor demokratët e opozitarët e ndershem duhet ta nxjerrin jashtë Parlamentit klanin e inkrimnuar të opozites dhe të gjithë deputetet e tyre që po e mbrojne këtë klan. Votues të opozitës-detyrojini deputetet tuaj që të shkojnë në Parlament e të zgjedhin Komisionet e Vetingut! Nëse nuk e beni këtë, ateherë as ju mos u ankoni më për gjykatat e prokuroritë që keni, sepse ashtu i duan deputetët tuaj dhe ata që zgjedhin të tillë deputetë''

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)